RCCOLA

Vetura nga Vraja e Serbisë tenton t`i shmanget kalimit zyrtar kufitar

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në fshatin Pogragjë të Gjilanit duke iu shmangur pikave të kalimit kufitar është ndaluar vetura civile me targa të Vrajës drejtues një mashkull shqiptar, për të cilin vepër i kishte ndihmuar një i dyshuar tjetër shqiptar njoftoj Policia e Kosovës.

Sipas policisë gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur gjëra ushqimore dhe higjienike në vlerë 1500 €. Vetura me mall është konfiskuar dhe dërguar në stacionin policor të Gjilanit ndërsa të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Fundamenti

Policia këtë rast e ka kualifikuar si tregti e ndaluar ose dhënie e ndihmës së kryesve pas kryerjes së veprës./rajonipress/