RCCOLA

Vettingu në Kushtetuese – kritikohet Qeveria që se përmbushi premtimin: Procesi u stërgjatë, synohet mbajtja nën kontroll

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria ka dështuar që të realizojnë njërin prej premtimeve më të rëndësishme, atë për reformën në drejtësi, po vlerësojnë njohës të sistemit në vend. Ata i thanë Ekonomia Online se vettingu do të duhej që të përfundonte qysh moti, e të gjendjen forma më e lehtë e jo përmes ndryshimeve Kushtetuese, ngase e gjithë kjo ka shkaktuar vonesa të panevojshme.

Ehat Miftaraj, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), tha në një intervistë për Ekonomia Online se ky proces do të duhej të bëhej në mënyrë të drejtë të pavarur.Ai tha se presin që Gjykata Kushtetuese në një kohë sa më shpejt që është e mundur të marrë vendimin dhe të vlerësoj Kushtetutshmërinë e amendamentit që është dërguar nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Vettingu tani më është dërguar në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë nga Komisioni i përkohshëm themeluar nga Kuvendi i Kosovës, Instituti i Kosovës për Drejtësi e ka potencuar në vazhdimësi që ky proces do të duhej të bëhej në mënyrë të drejtë të pavarur të garantonte të drejtat e liritë kushtetuese të kandidatëve të cilët janë subjekt i vettingut”.“… ne presim që Gjykata Kushtetuese në një kohë sa më shpejt që është e mundur të marrë vendimin dhe të vlerësoj kushtetutshmërinë e amendamentit Kushtetues që është dërguar nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me vetë faktin që partia në pushtet do të hy në vitin e katërt të mandatit do të thotë viti katër të këtij mandati dhe me vetë faktin që kishin premtuar që brenda mandati do të përfundonte ky proces në një far mënyre dëshmon që kjo Qeveri ka pasur probleme shumë serioze në planifikim por edhe në zbatim do të thotë të obligimeve apo premtimeve që i ka dhënë gjatë fushatës apo plan-programin e Qeverisë për katër vite Qeverisë”.

Ndërsa avokati Arbër Jashari, tha se nuk është ndërmarrë asgjë për vettingun përpos një koncept-dokumenti që është hartuar nga Ministria e Drejtësisë.Ai tha se sipas punës së bërë deri më tash, institucionet janë shumë larg realizimit të kësaj aspirate, plani me cilin Ministria e Drejtësisë është mburrur vazhdimisht, raporton EO.

Hidromorava

“Njëra prej reformave më thelbësore që është reklamuar nga Ministria Drejtësisë thuajse akoma nuk po shihet një horizont ka pasur disa përpjekje dhe tentativa për ta dërguar përpara këtë proces mirëpo gjithmonë pengës pothuajse është Gjykata Kushtetuese e cila nuk ka lejuar ose nuk do të lejoj që të bëhet një vetting me ndryshime Kushtetuese është përfolur shumë se do të këtë një vetting, i cili do të bëhet me ndryshime Kushtetuese e ku për ndryshimin e Kushtetues siç dihet duhet 2/3 e deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.“…me sa kemi parë nuk është ndërmarrë ose nuk është bërë një hap konkret përpos një koncept dokumentit për vettingun që është hartuar nga Ministria e Drejtësisë dhe me plotë drejt mund të themi se është shumë larg jemi shumë larg realizimit të kësaj aspirate ose këtij plani me cilin Ministria Drejtësisë është mburrur”.

Tutje ai tha se Qeveria e ka parë që është e pamundshme të shtyhet kjo ide më tutje sidomos pa ndihmën e ndërkombëtareve të cilët do të kishin një rol shumë të rëndësishëm.“Kanë kaluar tre vjet Qeverisje dhe ne nuk kemi diçka konkrete përpos një koncept dokumenti që është realizuar dhe unë nuk jam në dijeni që është bë diçka më shumë në këtë drejtim si duket edhe Qeveria e ka parë që është e pamundshme të shtyhet kjo ide më tutje sidomos pa ndihmën e ndërkombëtareve të cilët do të kishin një rol shumë të rëndësishëm në bindjen e opozitës sepse një vetting çfarë është thënë që do të bëhet duhet të këtë edhe përkrahjen e partive opozitare duhet një far konsensusi racional i gjithë spektrit politik shqiptar po edhe duhet përkrahja e partive minoritare të cilët janë shumicë në Kuvend”.

Xhevdet Smakiqi, avokat, tha se Qeveria nuk e ka për qëllim reformën, por marrjen nënkontroll të institucioneve të drejtësisë, duke komentuar edhe vendimet gjyqësore e etiketuar prokurorët e gjyqtarët.

Kjo sipas tij, po bëhet me qëllim që të frikësohen kundërshtarët, duke përfshirë edhe opozitën, raporton EO.“Nuk quhet reformë absolute një kërkesë e kësaj Qeverie ku kërkojnë t’a vë në kontrolle Këshillin Prokurorial të Kosovës, dhe ku është e dyta herë që e kanë bërë një ligje i cili është në kundërshtim më rekomandimin e Komisionit të Venecias, edhe deklaratat publike edhe nga Parlamenti edhe nga Qeveria, kur vet Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë etiketojnë dhe sulmojnë edhe për lëndë konkrete prokurorët gjyqtaret me emra dhe mbiemra, dhe e konsiderojë jo reforme por tentativë ose gurë shteti për ta kapur edhe sistemin e drejtësisë, më qëllim që t’i frikësojnë kundërshtarët, opozitën dhe secilin që është në kundërshtim me idetë e tyre”.