Vetting-u, goditja e vetme për krimin e korrupsionin në Kosovë

“Tashmë domosdoshmëria e ligjit të VETTING-ut e miratimit të tij, nuk është vetëm nevojë e domosdoshmëri të cilën ka vite që e promovon dhe e kërkon Gazeta “Kosova Sot”, por ajo tashmë është bërë shqetësim i madh publik e kombëtar si një domosdoshmëri jetike për shtetin dhe për qytetarët e Kosovës. Askush më nuk i beson as politikës dhe as drejtësisë se do të mundë ta vënë në funksion ligjin,drejtësinë dhe për rrjedhojë as shtetin dhe as demokracinë, pa miratimin dhe zbatimin e një VETTING-u dekriminalizues e ndëshkimor për gjyqtarët e prokurorët aktual të Kosovës”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Në raportin e fundit kritik të IKD-së për drejtësinë kosovare, sistemi i drejtësisë vazhdon të kritikohet për funksionimin e dobët dhe jo transparent të KGJK-së dhe KPK-së, e ku gjetjet tregojnë se këto dy institucione janë përballur me mungesë efikasiteti dhe llogaridhënie, ku edhe gjatë vitit 2019 janë shënuar shumë raste kur gjykatës, prokuror, kryetar të gjykatave dhe kryeprokuror të caktuar kanë rënë në kundërshtim me parimet dhe Kodin e Etikës, por asnjë prej tyre nuk është shkarkuar për shkak të performancës së dobët apo për shkak të masave disiplinore.

E lidhur më këtë, njohësi i fushës së drejtësisë, Skënder Kapiti thotë se të gjitha këto dobësi, tregojnë se sa thellë është kapur ky sistem nga krimi e korrupsioni.

“I gjithë sistemi i drejtësisë në Kosovë keq funksion, që do të thotë se ai funksionon së prapthi, pra mbrapsht, pasi është një sistem ku sundon dhe qeveriset jo nga ligji por nga korrupsioni, krimi, hajnia dhe ku bëhet matrapazllëku dhe shitblerja e së drejtës qytetare, shtetërore dhe ku blihet liria e krimit dhe e kriminelit. Drejtësia është shndërruar në agjenci shitjeje dhe ankandi të së drejtës, ku drejtësia fitohet nga influenca dhe nga urdhri politik, fitohet nga korrupsioni e paraja e atij që paguan më shumë. Kjo është edhe ajo se çfarë kanë si etikë profesionale gjyqtarët, prokurorët dhe institucionet juridike në Kosovë, pra ky është amoraliteti i tyre ashtu sikurse është edhe politika e politikanët”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kapitit, në gjyqësorin kosovar nuk ka as meritokraci profesionale, as ndershmëri e as ndërgjegjësim përkushtimor e moral, dhe një gjyqësor i tillë as nuk mund të pritet kurrë kontroll, transparencë dhe as llogaridhënie, prandaj duhet të goditet me Vetting.

“Tashmë domosdoshmëria e ligjit të VETTING-ut e miratimit të tij, nuk është vetëm nevojë e domosdoshmëri të cilën ka vite që e promovon dhe e kërkon Gazeta “Kosova Sot”, por ajo tashmë është bërë shqetësim i madh publik e kombëtar si një domosdoshmëri jetike për shtetin dhe për qytetarët e Kosovës. Askush më nuk i beson as politikës dhe as drejtësisë se do të mundë ta vënë në funksion ligjin,drejtësinë dhe për rrjedhojë as shtetin dhe as demokracinë, pa miratimin dhe zbatimin e një VETTING-u dekriminalizues e ndëshkimor për gjyqtarët e prokurorët aktual të Kosovës”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

“Pa pastrimin e sistemit të drejtësisë, i cili do të mundësonte edhe dekriminalizimin e politikës kosovare, ashtu sikurse po vepron VETTING-u në Shqipëri, ku së pari ka bërë ndëshkimin dhe dëbimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të asaj të Lartë, pra, të njëjtin fat të Kushtetueses dhe të Gjykatës së Lartë në Shqipëri, duhet ta pësojnë edhe KGJK e KPK në Kosovë, por këtë e bënë nëse politika e re parlamentare e pas 6 Tetorit 2019 e bënë miratimin e një ligji VETTING nën shembullin e atij në Shqipëri dhe nën kontrollin dhe monitorimin e rreptë nga SHBA-të”, përfundoi Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).