RCCOLA

Veton Surroi nuk e mohon rikthimin në politikë!

/ 2 minuta lexim

“Unë kam qenë në politikë për të dhënë, jo për të marrë, po të ketë nevojë nuk do ta mohoja angazhimin tim”.
Veton Surroi preferoi të dalë nga izolimi i të shkruarit dhe të zhvillojnë një bisedë letrare për librin e tij më të fundit “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”. I dyzuar mes letërsisë dhe politikës, ai nuk ngurron të jetë kritik edhe për çështjen më të nxehtë aktuale në Shqipëri.

“Është e turpshme që pas kaq shumë vitesh tranzicioni të nevojitet që ambasadorë të huaj të vijnë dhe të ndërmjetësojnë mes shqiptarëve për formën se si duhet të duket institucioni i drejtësisë në Shqipëri”, shprehet shkrimtari Veton Surroi, raporton TCH.

Në rast se i duhet të bëjë një krahasim mes artit dhe politikës në ndryshim nga I pari, politika tek ne ka patur vetëm një qëllim.

“Për fat të keq, në shtetet shqiptare në përgjithësi, politika ka qenë një formë që njerëzit janë futur për të nxjerrë përfitime”.

Megjithatë, ai nuk e mohon se një ditë mund ti rikthehet politikës, por jo për të marrë.

Uji Dea

“Unë kam qenë në politikë për të dhënë, jo për të marrë, po të ketë nevojë nuk do ta mohoja angazhimin tim”.

Letërsia e tij së fundmi e ka rikthyer edhe në Beograd për promovimin e librit “Miliarderi”, duke ndërtuar një marrëdhënie mes tij dhe Serbisë.

“Pas 17 vjetësh, në Serbi kam qenë për herë të parë vjet për promovimin e librit dhe kjo lloj marrëdhënie më pëlqen”.

E ndërsa cilësia e shkrimeve të tij ritet me moshën, ai ka një arsye pse vazhdon të shkruajë.

“Demonët ende komunikojnë me mua, kërkojnë të dalin në sipërfaqe; kërkojnë zërin e vet”, shprehet Surroi.