ARKATANA

Veton Surroi: Modeli i gjarprit për shkatërrimin e PTK’së

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Publicisti Veton Surroi ka shkruar se Posta dhe Telekomi i Kosovës e ka futur Z-Mobile në biznesin e vet me zero euro investim, derisa në emër të këtij investimi Z-Mobile, merr 72% të të hyrave nga numrat e vet.

PTK e ka për obligim t’ia paguajë 26 milionë euro dëmshpërblim Z-Mobile të Blerim Devollit, nga ku rrezikohet të mbesin pa punë mbi 3000 punëtorë.

Një kronologji të asaj që ka ndodhur deri tani në mes të PTK’së dhe Z-Mobile, ka e dhënë edhe publicisti Veton Surroi, i cili këtë formë të shkatërrimit të PTK’së e quajti model të gjarprit.

Shkrimi i plotë:

Modeli i Gjarpnit për shkatërrim:

PTK e fut Z-Mobile ortak në biznes të vetin me 0 euro investim në PTK.

UBT

Në emër të këtij investimi Z-Mobile merr 72 për qind të të hyrave nga numrat e vet.

PTK ka obligim që të punojë për Z-Mobile dhe të marrë 28 për qind të të hyrave .

Tash PTK ka obligim që t’i paguajë edhe 26 milionë euro dëmshpërblime në emër të kontratës me të cilën Z-Mobile premtoi se do të bëjë 0 euro investime në PTK e PTK premtoi se do të bëjë gjithçka duhet për Z-Mobile.

Hapi i ardhshëm logjik është që PTK të shitet në emër të borxhit.

Dhe hapi i ardhshëm logjik pastaj do të ishte që blerësit e PTK të kenë afërsi gjarpërore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.