Fundamenti

Veton Surroi komenton kushtet e marrëveshjes PAN-AKR, e citon Stalinin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Publicisti Veton Surroi ka komentuar marrëveshjen e sapoarritur të PAN’it me Aleancën Kosova e Re, e veçmas kërkesën e AKR’së mbi postin e Presidentit.Në marrëveshje thuhet se partitë e koalicionit PAN, pas përfundimit të mandatit të presidentit Hashim Thaçi, do ta mbështesin kreun e AKR’së Behgjet PAcollin për të marrë këtë post, pa marrë parasysh mënyrën se si do të zgjedhet Presidenti.

E, sipas Surroit, kjo marrëveshje bie ndesh me demokracinë, përkatësisht nënshkruesit e saj ia huqin kuptimin asaj.

“Pra , PAN-i dhe AKR u pajtuan që AKR ta ketë presidentin e Kosovës , sido që të votohet. Në Parlamentin e Kosovës të gjithë deputetët , të LDK-së , Vetëvendosjes, Lista serbe , grupet minoritare – që të gjithë- obligohen ta zgjedhin kandidatin e AKR-së. Nëse organizohen zgjedhjet presidenciale , atëherë qytetarët e Kosovës obligohen, sipas kësaj marrëveshje, të votojnë për kandidatin e AKR-së”, e ka përshkruar publicisti këtë kusht në Facebook.

Mobi Casa

“Kaq për kuptimin e demokracisë nga ana e nënshkruesve të marrëveshjes së koalicionit”, ka shtuar ai.

Ndërsa Surroi lidhur me këtë e ka cituar edhe diktatorin sovjetik, Stalinin.

“Mjafton që njerëzit të dijnë se ka pasur zgjedhje. Njerëzit që japin votën nuk vendosin gjë. Njerëzit që i numërojnë votat vendosin për çdo gjë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.