RCCOLA

Veton Surroi jep një lajm të keq: S’ka viza sivjet

/ 1 minutë lexim

Shkrimtari e publicisti Veton Surroi, ka këshilluar politikanët e vendit që të mos vazhdojnë me premtimin se do të ketë liberalizim vizash, pasi që liberalizimi, ka thënë ai, sivjet nuk do ndodhë. Ai thotë se viza për kosovarët mund të ketë veç vitin e ardhshëm.

Ky është postimi i plotë i tij:

UBT

Politikanët nuk bëjnë mirë të vazhdojnë të premtojnë liberalizim vizash. Nuk ka vendim pozitiv për sivjet; për mundësitë e vitit 2019 pritet të diskutohet në fund të këtij viti. Ky është verdikti i cili po përgatitet të thuhet në Bruksel në fund të këtij muaji./express/