Mobi Casa

Veton Surroi: Duhet ndryshuar korniza e negociatave Serbi-Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Publicisti Veton Surroi shprehet se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur që prej vitit 2011. Ai thotë se dy vendet duhet të vendosin marrëdhënie mes tyre dhe shtoi se pengesë është gjuha konfliktuale.

Gjatë një interviste për “Balkan Talks”, Surroi tha se Serbia nuk e pranon të kaluarën duke mosdënuar krimet e luftës dhe në një kohë kërkon që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE.

Negociatat tha ai do të prodhojnë arritje minimale dhe nevojitet që negociatat të jenë në një nivel të barabartë mes Kosovës dhe Serbisë.

FIDANISHTJA

“Nëse nuk ndryshon korniza e negociatave nuk do të prodhojë asgjë. Negociatat duhet të vendosen e rrafshin e dy shteteve të pavarura që duan të vendosin marrëdhënie paqeje”, tha Surroi.

Marrëveshjen e Asociacionit të Komunave Serbe e cilësoi një “gabim” nga ana e Kosovës. Sipas tij marrëveshjet për rregullimin e jetës së serbëve në Kosovë duhej të bëhej pasi Serbia të njihte pavarësinë e Kosovës.

Për “Open Balkan”, Surroi tha se ka një garë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ai tha se “mëkati i parë” është se besohet se mund të ketë integrim të rajonit pa përfunduar ende konfliktet duke iu referuar mosmarrëveshjeve që Serbia ka me Kosovën, Bosnje-Hercegovinën dhe Malin e Zi./euronews.al

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.