Veton Berisha u kthehet stërvitjeve

Sulmuesi kosovar Veton Berisha të martën ka nisur stërvitjet me skuadrën e Vikingut të Norvegjisë. Ai ekipit norvegjez i mungoi prej 28 prillit të këtij viti, pasi në ndeshjen ndaj Sogndalit theu dorën. “Berisha u është kthyer stërvitjeve dhe është i gatshëm të na ndihmojë në fundjavë kundër Aalesundit.
Ai ndihet mirë dhe më vjen mirë që është përsëri me ne”, ka thënë trajneri i Vikingut, Kjell Jonevret, të martën për “aftenbladet.no”.
Berisha 19-vjeçar në pesë ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit norvegjez ka shënuar dy gola. Me Vikingun ka kontratë deri në qershor të vitit 2015.