UBT

Vetitë shëruese të specave të ëmbël

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Specat e ëmbël vijnë në ngjyra të ndryshme. Këta speca me formë të ziles ofrojnë veti të ndryshme për shëndetin. Substanca ‘kapsaicinë’ që kontrollon shijen pikante në speca është e pranishme në sasi shumë të vogla duke e bërë më pak pikante. Në vijim ju sjellim disa nga vetitë shëruese të specave të ëmbël.

TË MIRË PËR SY

Pasi përmbajnë shumë vitamina A, specat e kuq ndihmojnë në shëndetin e syve, sidomos shikimin e natës. Janë burim për karotenoide të quajtura luteinë që ndihmojnë në uljen e rrezikut për degjenerimin makular të syve.

SHKRIJNË MË SHUMË KALORI

RCCOLA

Specat e kuq ndihmojnë edhe në aktivizimin e termogjenezës dhe rritin normën metabolike. Pasi përmbajnë pak kapsiacinë, që do të thotë se janë më pak pikant, përshpejtojnë metabolizmin pa shtuar të rrahurat e zemrës dhe pa rritur shtypjen e gjakut siç bëjnë specat pikant. Prandaj edhe ndihmojnë humbjen në peshë.

KUNDËR KANCERIT

Të pasur me antioksidues dhe nutriente kundër inflamacioneve, specat ‘zile’ ofrojnë disa veti kundër kancerit. Rreziku për kancer rritet falë inflamacioneve të tepërta kronike dhe stresit oksidues. Këta faktorë mund të zhduken me konsumimin e rregullt të fitonutrienteve që kanë veti kundër inflamacioneve dhe veti antioksidues.

(Kosova Sot)