Vetitë shëruese të rrushit
Vjeshta na e sjell rrushin, e të paktë janë njerëzit që i dinë vetitë shëruese të tij.
NXIT HUMBJEN NË PESHË
Studimet në Amerikë kanë dëshmuar se substanca me emrin resveratol që gjendet në rrush, në mënyrë pozitive nxit në humbjen në peshë në dy mënyra – në mënyrë drastike zvogëlon qelizat që të ruajnë yndyrën dhe në masë të madhe nxit shkrirjen e qelizave yndyrore.
RUAN SHËNDETIN E TRURIT DHE PËRMIRËSON KUJTESËN
Studimet e bëra në Zvicër kanë treguar se resveratoli ka efekt pozitiv në shëndetin e trurit. Studimet po ashtu kanë dëshmuar se ky kemikat ka aftësinë e neutralizimit të radikaleve të lira në tru, me ç’rast ul edhe rrezikun për sëmundjen e Alzhaimer-it.
VITAMINA DHE MINERALE PËR KREJT TRUPIN
Edhe pse ekzistojnë disa lloje të rrushit, pa marrë parasysh se cilin e keni zgjedhur, do t’jua freskojë trupin dhe ia dhuron vitaminat e nevojshme. Rrushi është i pasur me vitamina A, B6, B dhe acid folik. Pos kësaj, përmban edhe mangan e kalium e konsumimi i rrushit e ul shtypjen e lartë të gjakut dhe ndihmon te gjendjet depresive dhe e forcon sistemin imun.
(Kosova Sot)


