Vetitë shëruese të portokallit

Përmbajtja e lartë me vitamina C në portokaj stimulon prodhimin e rruazave të bardha të gjakut në organizëm, duke përmirësuar sistemin imun, ja disa nga arsyet përse duhet t’i konsumoni.
PARANDALON KANCERIN
Sasia e lartë me vitamina C ndikojnë si antioksidues, e kjo vitaminë bashkë me të tjerat ndikon në parandalimin e zhvillimit të kancerit, përfshirë kancerin e lëkurës, gjirit, zorrës të trashë dhe gojës.
UL KOLESTEROLIN
Një nga flavonoidet më të rëndësishme që përmban portokalli është hesperidina. Studimet tregojnë se ky flavonoid ul nivelin e kolesterolit në organizëm.
SHËRON KAPSLLËKUN Portokajtë janë përplot me fibra ushqyese, që stimulojnë lëngjet e tretjes dhe largojnë kapsllëkun.
NDIHMOJNË ZHVILLIMIN E TRURIT
Portokajtë janë burim i mirë për folate dhe acid folik që ndihmojnë zhvillimin si duhet të trurit
(Kosova Sot)