Uji Dea

Vetitë shëruese të panxharit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Për panxharin thuhet se është në gjendje të përmirësojë shumicën e atyre që janë dëmtuar në organizëm. Konsiderohet si një ndër perimet e shëndetshme, e pasur me vitamina e minerale, sidomos është e pasur me proteina, yndyra dhe karbohidrate dhe ajo që është më me rëndësi, tretet lehtë.

Pos kësaj, është dëshmuar efikasiteti i saj shërues në rastet e demineralizimit të eshtrave dhe dhëmbëve. Prania e jodit e bën ilaç të vlefshëm kundër arterosklerozës dhe procesit të plakjes.

Po ashtu, falë përbërësve e rregullon shtypjen e gjakut, pakëson kolesterolin, kujdeset për enët e gjakut dhe përmirëson gjendjen e mëlçisë.

Panxhari është i hatashëm edhe në shërimin e pagjakësisë te fëmijët dhe te personat e rinj, sepse përmban përqindje të lartë me hekur. Ndikon pozitivisht edhe në punën e zorrëve.

Mobi Casa

Gjethja e panxharit ngjason me atë të spinaqit, prandaj edhe mund të përgatitet në të njëjtën mënyrë. Panxharin duhet ta konsumoni sa herë t’ju bie ndër mend, sepse ndikon kundër sëmundjeve në mbarë organizmin.

Mjekët popullorë pohojnë se është i mirë kundër tumorit dhe leukemisë, përmirëson punën e nervave dhe trurit, përmirëson punën e mëlçisë, lukthit dhe mbron nga radioaktiviteti.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.