Hidromorava

Vetitë shëruese të mollëve të gjelbra

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Mollët e gjelbra janë të shëndetshme, ndihmojnë trupin dhe shëndetin. Por, mollët e gjelbra kanë disa përparësi në krahasim me mollët e tjera. Antioksiduesit në mollën e gjelbër janë të përsosur për dietë apo humbjen në peshë.

Mollët e gjelbra kombinohen më së miri në mëngjes, duke i shtuar në bollgur. Mund t’i hani në rriska, në sallatë apo të vetme,transmeton gazeta Kosova Sot.

MOLLËT E GJELBRA PËRMBAJNË SHUMË FIBRA

Nuk e kemi fjalën këtu për lëngun e mollëve apo xhemin. Dobia më e madhe nga konsumimi i mollës së gjelbër vërehet te lëkura. Duke i konsumuar do të pajiseni me fibra. Kjo ju ndihmon të jeni të shëndetshëm. Fibrat në mollë të gjelbër ndihmojnë në ekuilibrin e brendshëm të organizmit dhe metabolizmit. Janë vitale edhe për shëndetin e zorrëve.

PËRMBAJNË SHUMË MINERALE

Mollët janë të pasura me hekur, mineral shumë i rëndësishëm. Për shembull, shton nivelin e oksigjenit në gjak, kontrollon aneminë dhe ndihmon shëndetin e femrave. Ja disa nga mineralet në këtë fryt: • Zink, • Bakër, • Mangan, • Kalium. Nëse ndiheni të lodhur apo energjia juaj ka filluar të bjerë në fund të ditës, mos hezitoni të hani një mollë të gjelbër.

DËSHIRONI TË HUMBNI NË PESHË: PËRFSHINI MOLLËT NË DIETË

Nëse dëshironi të humbni në peshë dhe atë në mënyrë të shëndetshme, filloni duke konsumuar nga dy mollë të gjelbra në ditë, po ashtu, nëse keni dietë të ekuilibruar me shumë ushqime të tjera, kjo frutë ju ndihmon në: • Reduktimin e nivelit të sheqerit në gjak, • Ju bën të ndiheni të ngopur, • E ul kolesterolin. • E bën më të lehtë punën e heqjes qafe të yndyrës përreth abdomenit.

Uji Dea

MOLLËT E GJELBRA LUFTOJNË PLAKJEN E HERSHME

Nëse dëshironi ta gëzoni më gjatë rininë, të keni lëkurë më të shëndetshme, hani mollë të gjelbra. Antioksiduesit e tyre promovojnë rikonstruktimin e qelizave dhe rigjallërimin e tyre. Në të njëjtën kohë, sigurojnë shëndetin e mëlçisë.

MOLLËT E GJELBRA PARANDALOJNË DIABETIN

Nuk janë adekuate vetëm në parandalimin e diabetit, por ju rekomandohen edhe nëse tashmë vuani nga kjo sëmundje. Siç e dimë, shumë njerëz e përfshijnë mollën e gjelbër në ushqim për fruktozën e tyre. Mollët e gjelbra dhurojnë edhe pektinë që kontrollon nivelin e sheqerit në gjak.

MOLLËT E GJELBRA LUFTOJNË INFLAMACIONET

Lëvorja e mollëve të gjelbra posedon enzima që ndihmojnë qelizat “T”. Këto janë lloje të limfociteve që luftojnë inflamacionet. Po ashtu, pektina në lëvoren e mollëve të gjelbra ndihmon në luftimin e infeksioneve. Nëse vuani nga artriti, hani një mollë në ditë, pa qëruar.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.