Vetitë shëruese të lajthisë

Lajthia dhe vaj i lajthisë kanë disa veti të rëndësishme shëndetësore në mbrojtjen kundër sëmundjeve.Janë një burim i mirë i vitaminave, e sigurojnë trupin me proteina, kanë efekt mbrojtës, relaksues dhe qetësues për lëkurë, ndërsa vaj është i shkëlqyeshëm për t’i dhënë volum flokëve.
Ditët dinamike të cilat po i jetojmë ne sot, kanë ndikuar shumë në mënyrën dhe ritmin e jetës. Obligimet e shumta ditore dhe koha e limituar, kanë bërë që gjinia e bukur ta humbë kujdesin dhe vëmendjen për dukjen e saj.
Por, pavarësisht kufizimeve, duhet të gjejmë mënyra që t’i përkushtohemi mirëmbajtjes së fytyrës e flokëve.
Shumë lehtë dhe shumë shpejt, do ta keni në duar të sigurta ndryshimin që e kërkoni. E ky rezultat arrihet me shumë zgjuarsi duke ditur të rrëmbeni bukurinë e natyrës.
E pra, nëse po kërkoni diçka perfekte për veten, ja ku e keni! Një vaj fantastik, 100% natyral dhe i freskët, i cili nuk lë ndjesinë e yndyrës së tepërt.
Vaji natyral i lajthisë është ideal për fytyrën tuaj, e sidomos nëse tipi i lëkurës është i yndyrshëm. Përhapja e tij në fytyrë është proces i lehtë dhe i absorbueshëm nga lëkura. Vlerat ushqyese të këtij vaji bimor dhe frytet që ka lajthia janë të pangopura.
Lajthia është një ushqyes shumë i rëndësishëm për organizmin dhe e mbron atë nga sëmundjet.
Përmban vitaminat A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, E (e cila dihet për vetitë e saj rinuese), biotinë, acid folik, acid linoleik, zink, kalcium, magnez, hekur, kalium, proteina, karbohidrate, minerale esenciale, etj. Vaji i lajthisë përdoret sidomos për hidratimin e lëkurës së thatë, ndërsa lëkurës së yndyrshme i ndihmon në stabilizmin e saj.
Ka veti antibakteriale (ndihmon në pakësimin dhe parandalimin e akneve), ka veti tonifikuese për lëkurën, ndihmon në mbylljen e poreve. Njihet edhe si mbrojtës për lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe për këtë arsye është pjesë përbërëse e shumë kremrave solare.