Fundamenti

Vetitë shëruese të fikut

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Fiku është një frutë e stinës së verës, i cili konsiderohet edhe si fruta e parajsës, sepse ripërtërin, forcon, ruan shëndetin dhe largon rrudhat. Ai është i njohur për vetitë shëruese.

Më poshtë vijojnë disa nga këto veti:

1. Përmbajtje e lartë e magnezit. Magnezi është një nga elementet bazë që e mbron sistemin tonë nervor nga stresi. Ai është shumë i rëndësishëm për eshtrat, imunitetin dhe shëndetin e trurit. E promovon shëndetin dhe vitalitetin, shëron shumë sëmundje, dhe në mënyrë të konsiderueshme e ngadalëson procesin e plakjes. Fiqtë e thatë përmbajnë tri herë më shumë magnez se ata të freskët.

2. Është i pasur me kalium, kalcium, hekur, fosfor, bakër dhe vitamina B6, C, si dhe beta-karotinë. Përmbajtja shumë e ulët e yndyrave dhe përmbajtja më e lartë e fibrave se cilado frutë dhe perime tjetër është një nga arsyet se pse fiku do të duhej të konsumohet çdo ditë. Pektina është një fibër e tretshme, e cila e ul kolesterolin në gjak, ndërsa triptofani ndihmon me problemet e qarkullimit të gjakut dhe pagjumësisë.

3. Përqindja e lartë e sheqernave natyrorë do të sigurojë që truri juaj të punojë më shpejt dhe t’i pranojë dhe klasifikojë më mirë informacionet. Sigurisht, diabetikët duhet të kenë kujdes gjatë ngrënies së fiqve të thatë, të cilët përmbajnë dy herë më shumë sheqer se ata të freskët.

Uji Dea

4. Fiqtë e thatë janë një burim i shkëlqyer i shumë ushqyesve dhe gjithashtu një vakt praktik dhe i vlefshëm për atletët rekreativë dhe profesionistë, ndërsa në kombinim me produktet e arrave mund të shërbejë si një vakt ideal. Çaji i fikut i shëron sëmundjet e mëlçisë, fytit, organeve të frymëmarrjes, gurët e tëmthit etj.

5. Studimet e shumta kanë zbuluar komponime me efekte të mundshme antikancerogjene, benzaldehid dhe kumarinë, me të cilat fiku është i pasur. Komponimet e testuara në studimet shkencore kanë treguar rezultate premtuese sidomos kur bëhet fjalë për kancerin e prostatës dhe të lëkurës.

6. Fiku i freskët përmban deri në 80 për qind ujë dhe 60 për qind sheqer natyror, kështu që dobia e konsumimit të fikut është e shumëfishtë, ashtu si edhe mënyrat e konsumimit, transmeton Koha.net. Shija e ëmbël e fikut përshtatet në mënyrë të përkryer me shijet e kripura, si djathi i deles apo dhisë. Nga fiku i freskët mund të bëjmë komposto, reçel dhe pije të fermentuara.

Vetitë shëruese të fikut

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.