UBT

Vetitë shëruese të dredhëzës së malit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjethet e dredhëzës së malit janë të pasura me taninë, vaj eterik dhe flavonoide. Taninë hasim pak te gjethet e reja, e me zhvillimin e tyre sasia e tyre rritet. Frutat e freskët janë sidomos të pasura me vitamina C. Po ashtu, dredhëza është e pasur me acide, minerale si kalium, magnez, hekur, zink, mangan, bakër, fosfor dhe disa vitamina.

VETITË SHËRUESE DHE PËRDORIMI

Eco Higjiena

Rrënjët dhe gjethet e dredhëzës së malit mund t’i përdorim ngjashëm sikurse edhe bimët tjera që posedojnë taninë. Prej tyre mund të përgatisim çaj për shpëlarjen e fytit, e konsumojmë edhe te vështirësitë në lukth dhe zorrë dhe në parandalimin e diarresë. Në bazë të disa të dhënave, ky lloj i çajit ndihmon edhe kundër verdhëzës.

Edhe në kohërat antike dredhëza e malit është përdorur në shërimin e mëlçisë. Çaji nga gjethet e dredhëzës së malit sugjerohet edhe për pastrimin e gjakut, e u ndihmon edhe personave që vuajnë nga nervat dhe atyre nga pagjakësia. E konsumojnë të sëmurit nga astma dhe bronkitisi kronik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.