Vetitë kuruese të qepës

Sipas disa studimeve është parë se konsumimi i qepës është shumë e dobishme për shëndetin, ajo ka veti parandaluese për sëmundje të ndryshme.
Një qepë përmban rreth 64 kalori, 15 gramë karbohidrate, O gram yndyrë dhe kolesterol, 3 gram fibra dhe 2 gram proteina. Gjithashtu përmban kalcium, hekur, acid folik, magnez, fosfor, kalium dhe antioksidantin kuercetin.
Konsumimi i qepës ka shumë efikasitet në parandalimin e disa sëmundjeve siç mund të përmendim;
Parandalimi i kancerit
Studimet tregojnë se personat të cilët konsumojnë qepë, kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit të stomakut dhe zorrës së trashë dhe zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës.
Disponim dhe gjumë më të mirë
Acidi folik mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të depresionit, ato nxisin lirimin e hormoneve të lumturisë – serotoninës, dopaminës dhe norepinefrinës
Lëkurë dhe flokë më të bukur
Një studim zbuloi se ata që konsumojnë qepë rregullisht, kanë më pak probleme me shëndetin dhe pamjen e lëkurës dhe flokëve të tyre.