Vetitë e pabesueshme shëruese të lëngut të karotës

Lëngu i karotës zakonisht konsumohet në kombinim me lëngun e panxharit për të përmirësuar pasqyrën e gjakut dhe për të kompensuar humbjen e hekurit.

Lëngu i karotës ka edhe shumë veti të tjera shëruese dhe duhet konsumuar për çdo ditë: Forcon sistemin imun dhe kontrollon zemrën: Betakarotinë në karotë bashkë me vitamina A ruajnë edhe shëndetin e syve dhe përmirësojnë shikimin. Nëse për çdo ditë merrni vitamina A parandaloni edhe sëmundjet e zemrës dhe ulni rrezikun për sulm në tru.

Pakëson kolesterolin: Një nga vetitë shëruese të lëngut të karotës është se kaliumi që e përmban mundet ta ulë kolesterolin në gjak. Është i mirë edhe për shëndetin e mëlçisë, sepse pakëson yndyrat në fshikëz.

Kaliumi bashkë me magnezin dhe manganin rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, duke ulur gjasat për t’u prekur nga diabeti. Preventivë për kancer: Lëngu nga karota shihet si lëng kundër kancerit. Duke shtuar konsumimin e karotenoideve që e hasim në lëngun e karotës pakësohet mundësia për kancer në prostatë, sorrë të trashë, si dhe në gji.

(Kosova Sot)

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).