Vetitë e mahnitshme shëruese të avokados

A e keni ditur se avokado përmban më shumë kalium sesa bananet? Mësoni edhe për disa veti shëruese që i sjell.
AVOKADOT PËR HUMBJE NË PESHË
Gjysma e një avokados përmban rreth 138 kalori. Kjo është një sasi e madhe e energjisë nga një fryt. Po ashtu, përmban edhe acid oleik dhe aktivizon një pjesë të trurit kur jeni të ngopur. Për këtë arsye, ky fryt ul dëshirën për ushqim, transmeton gazeta Ksoova Sot.
VETITË KUNDËR INFLAMACIONEVE
Avockado, midis shumë vetive shëruese, parandalon ënjtjen e trupit, sidomos te problemet e shumta që ndërlidhen me artritin. Përbërësit aktivë në avokado janë të rëndësishëm kundër sistemit të inflamacioneve.
FUQI ANTIOKSIDUESI
Përmbajtja e lartë e avokados me karotenoide, si dhe me nutriente tjera, është një faktor tjetër i rëndësishëm midis vetive kundër inflamacioneve në këtë fryt. Përmban shumë antioksidues të konvertuar në vitamina A, që është e rëndësishme për shëndetin e syve.
(Kosova Sot)