ARKATANA

Vetitë e jashtëzakonshme të kivit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shpesh iu ka ndodhur që të dëgjoni për shijen e thartë dhe formën e ndryshme nga frutat tjera. Por, kivi është shumë më shumë se kaq.

Ai ka cilësi shumë të mira për shëndetin. Përmban sasi më të larta të vitaminës C sesa limoni, portokalli dhe speci. Gjithashtu, është i pasur edhe me kalium, vitaminë E, Bakër dhe Hekur, të cilat të kombinuara së bashku, bëjnë të mundur që kivi të ketë karakteristika antisektike dhe antianemike.

Kivi me përbërësit e tij ndihmon në sistemin e tretjes më shumë se sa çdo frutë tjetër. Ndihmon në menaxhimin e presionit të gjakut dhe forcon imunitetin tuaj.

Dhe jo vetëm kaq, ai mbron edhe ADN-në tuaj nga dëmtimet për shkak të kombinimit të antioksidantëve. Kjo njëherësh shërben edhe për parandalimin e kancerit.

Kivi, është burim i fibrave të cilat e parandalojnë kapsllëkun dhe problemet tjera intestinale. Ai i largon helmet nga trupi dhe lufton çrregullimet e zemrës.

Mobi Casa

Të hani 2-3 kivi në ditë, ka rezultuar me reduktimin e trashjes së gjakut në 18% të personave të testuar. Shumë njerëz përdorin aspirina për këtë por ajo mund të rezultojë me efekte anësore ndërsa kivi ka të njëjtat përfitime pa iu sjellë asnjë dëm.

Është njëri ndër frutat më të përshtatshme për ata që vuajnë nga sëmundja e diabetit për shkak se nuk e rrit nivelin e sheqerit në gjak.

Është i dobishëm për lëkurën për shkak se përmban vitaminë E dhe antioksidantë që mbrojnë nga dëmtimet.

Mbi të gjitha, kivi është një frutë organike natyrale, i cili është radhitur në dhjetë ushqimet më të sigurta që ekzistojnë në botë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.