FITORJA

Vetitë e hatashme shëruese të lëngut të shegës

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Konsumimi i lëngjeve natyrale është i mirë për shëndetin. Me gjasë keni lexuar apo keni dëgjuar për këtë fakt.

Përderisa të gjithë frutat kanë vlera ushqyese, disa prej tyre kanë fuqitë e tyre të veçanta. Në këtë artikull ju tregojmë për vetitë shëruese të shegës. Ky superfryt është i pasur me minerale (kalcium, hekur dhe kalium), vitaminat (A, C dhe E, B5) dhe përmbajnë shumë fibra.

LUFTON KANCERIN

Përderisa nuk është kurë për këtë sëmundje, lëngu i shegës ndihmon në reduktimin e simptomave të tij dhe është ilaç ideal tradicional për këtë tretman. Kjo për faktin se përmban disa komponentë, që shkatërrojnë apo dobësojnë qelizat e kancerit. Për të ndaluar përparimin e kancerit në prostatë, ju rekomandojmë të pini një gotë lëng në ditë.

KA EFEKT PASTRUES

Lëngu i shegës është shumë i mirë për mëlçinë, sepse forcon dhe ndihmon në eliminimin e helmeve. E njëjta ndodh edhe me gjakun, e pastron dhe e detokson. Për më shumë, një gotë lëng i shegës në ditë, për tre muaj rresht, përmirëson qarkullimin e gjakut. Rekomandojmë që njerëzit me hipertension apo me gurët në veshka të konsumojnë lëng të shegës.

LUFTON STRESIN

FITORJA

Duke konsumuar lëng të shegës në mëngjes në stomak të thatë rritni emocionet pozitive, vitalitetin dhe përqendrimin. Po ashtu e redukton depresionin dhe stresin. Përdoret në rastet e pagjumësisë, dhimbjeve kronike dhe ndihmon kundër stresit.

MBRON ZEMRËN

Konsumimi i lëngut të shegës disa herë në javë parandalon hipertensionin. Po ashtu ul rrezikun për arterosklerozë. Për më shumë, shega parandalon formimin e pllakave në muret e arterieve dhe kështu parandalon forcimin e tyre. Pas dy javësh konsumim të lëngut të shegës në ditë, vullnetarët nga Napoli i Italisë kishin 5 për qind shtypje më të ultë të gjakut. Falë përmbajtjes me kalium, lëngu i shegës është i përsosur për ata që kanë shtypje të lartë të gjakut.

MBRON TRURIN

Sipas studimeve nga “University of Washington”, gratë shtatzëna që kishin konsumuar lëngun e shegës, kishte ndikuar në mbrojtjen e fetusit nga komplikimet e mundshme, sidomos atëherë kur foshnja lind para kohe. Kështu, lëngu i shegës redukton dëmtimet në tru dhe parandalon Alzheimer-in.

LUFTON MBIPESHËN

Si fryti, po ashtu edhe lëngu i shegës ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga mbipesha. Janë suplement i shkëlqyeshëm për ata njerëz që janë në dietë, sepse akumulojnë helmet e akumuluara, kanë efekt diuretik dhe rregullojnë oreksin. Në shkëmbim, ofrojnë energjinë që na nevojitet për të funksionuar si duhet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.