United Hospital

Vetitë çudibërëse të rrushit të thatë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Rrushi i thatë ka një numër të madh të fibrave, mineraleve dhe vitaminave në përbërjen e tij, prandaj konsiderohet si një super ushqim, të cilin shumë mjekë e rekomandojnë për pacientët.

Mirëpo kohëve të fundit është vërejtur se nëse rrushin e thatë e zhysim në ujë, atëherë atij do t’i përforcohen edhe më shumë dobitë dhe efektet pozitive që ka. Nëse e vendosim atë në ujë dhe e lëmë përgjatë gjithë natës, atëherë të gjitha vitaminat dhe lëndët e tjera ushqyese do të shkrihet dhe si rrjedhojë do të keni një numër të madh të dobive.

Disa nga efektet pozitive janë:

1. Pastron mëlçinë- Përderisa mineralet që përmban rrushi i thatë kanë veti detoksifikuese, atëherë ai është shumë i mirë për largimin e toksinave nga trupi.

Uji Dea

2. Jep energji- Nëse filloni të konsumoni rrush të thatë me ujë, atëherë do ta vëreni menjëherë një rritje të dukshme të energjisë. Për dallim nga pijet e tjera, ky lëng nuk do të përmbajë shtesa artificiale dhe nuk është i dëmshëm.

3. Ulë sasinë e kolesterolit dhe stabilizon shtypjen e gjakut- Përpos efekteve të lartpërmendura, rrushi i thatë me anë të përbërësve natyralë që përmban, ka efekt edhe të stabilizimin e shtypjes së gjakut dhe njëkohësisht uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Gjithsesi njerëzit duhet ta kenë parasysh se, rrushi i thatë pavarësisht se ka shumë efekte pozitive gjithsesi nuk mund të jetë zëvendësues i barnave, prandaj konsultimi me mjekun përpara se të filloni ta aplikoni është i këshillueshëm. /Gazeta Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.