FITORJA

Vetitë befasuese të mangos

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Mango ka origjinë tropikale. Megjithëse ka disa lloje të tyre, ato kanë diçka të përbashkët: mish të trashë dhe bërthamë të madhe në mes. Përveçse janë të shijshme, kanë edhe veti shëruese. Ja disa prej tyre.

UL HIPERTENSIONIN

Gjysmë mango në ditë ndihmon shëndetin tuaj. Mango është e pasur me kalium dhe magnez. Këto janë dy minerale që janë shumë të dobishme në ekuilibrimin e shtypjes së gjakut. Po ashtu, ky fryt i magjishëm posedon vitamina si riboflavinë, vitamina B6, A, C, K dhe acid folik. Të gjitha këto ndihmojnë ritmin e zemrës, transmeton gazeta Kosova Sot.

MANGO PARANDALON DEGJENERIMIN MAKULAR

Degjenerimi makular është sëmundje e shpeshtë e syve, që sidomos prek të moshuarit. Kjo gjendje shkakton turbullimin e shikimit si dhe merr shumë energji për t’u përqendruar në objekte të vogla. Mango është e pasur me zeaksantinë, një lloj i antioksiduesit ky që i mbron sytë tuaj. Sidomos funksionon kundër dëmtimeve nga dielli dhe sëmundjeve që ndërlidhen me moshën. Nëse e konsumoni shpesh, shikimi dhe shëndeti në përgjithësi do të përmirësohet.

PËRMIRËSON TRETJEN

Konsumimi përditshëm i mangos e përmirëson edhe sistemin e tretjes. Kjo është shumë e vërtetë, sidomos për ata që vuajnë nga mostretja e ushqimit dhe për ata që vuajnë nga urthi. Ky fryt është i pasur me enzima tretëse që bëjnë dy gjëra: inkurajojnë absorbimin e ushqimit dhe ndihmojnë këtë rregullisht. Në të njëjtën kohë, mango është e pasur me komponent boioaktiv. Komponent të tillë kontribuojnë për sistem tretës më efektiv.

FIDANISHTJA

NËSE VUANI NGA ANEMIA, HANI MANGO

Vuajtja nga mungesa e hekurit, është problem i zakonshëm te anemia. Edhe cikli i shpeshtë menstrual me shumë gjakderdhje mund të jetë shkas. Nëse e vëreni se vuani nga anemia, mbani mend këtë këshillë: hani mango rregullisht dhe do ta shtoni numrin e qelizave të kuqe të gjakut. Po ashtu, niveli i lartë i mangos me vitamina C ndihmon të ekuilibroni nivelet e hekurit. Po ashtu, nutriticistët sugjerojnë të hani mango kur jeni shtatzënë. Kjo për faktin se ju furnizon me hekur shtesë, për të cilin gratë shtatzëna kanë nevojë. Në të njëjtën kohë, ofron edhe acid folik. Kjo është shumë e rëndë- sishme për zhvillimin e fetusit gjatë shtatzënisë.

NDIHMON SHËNDETIN E ESHTRAVE

Vitamina K është nutrient që nuk i kushtojmë sa duhet vëmendje. Megjithëkëtë, duhet ditur se kjo vitaminë i forcon eshtrat. Po ashtu, ndihmon rritjen e koagulimit të gjakut. Nëse vuani nga mungesa e vitaminave K, atëherë gjasat për t’i thyer lehtë eshtrat janë shumë të mëdha. Kjo gjendje mund të luftohet duke konsumuar një mango në ditë. Kjo për faktin se sepse janë të pasura me vitamina K, e cila vitaminë është esenciale për ndihmën rreth absorbimit të kalciumit.

MANGO KUJDESET PËR SHËNDETIN E TRURIT

Mango përmban sasi të madhe me vitamina B6. Ky nutrient është vital për përmirësimin e punës së trurit dhe e mban atë të shëndoshë. Është shumë e lehtë t’i dalloni rezultatet. Kjo vitaminë inkurajon lidhjen midis neuroneve. Vitamina B6 po ashtu ndihmon me kujtesën, përqendrimin dhe qarkullimin e gjakut në tru.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.