Hidromorava

Vetëvritet shqiptari nga Medvegja, e shlyen nga regjistri pas 78 viteve, ngeli edhe pa pension

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Plaku 78 vjeçar Zeqir Sinani nga fshati Tupall komuna e Medvegjës është gjetur i varur në shtëpinë e tij.

Sipas informacioneve që ka arritur të grumbullojë BujanociNet nga shqiptarët në këtë komunë, i ndjeri Sinani ditë më parë ishte njoftuar se e kishte humbur vendbanimin, gjegjësisht ishte shlyer nga regjistri, kështu duke mos iu mundësuar edhe marrja e atij pak pensioni që kishte me të cilin mbahej gjallë ekonomikisht.

Pas ishte njoftuar se nuk është më banor i Tupallës pas 78 viteve jetë në këtë vendbanim, iu kishte drejtuar edhe organeve policore duke kërkuar që t’ia kthejnë vendbanimin, në të kundërtën ai nuk ka rrugë tjetër vetëm ta vras vetën.

FIDANISHTJA

Sipas dëshmitarëve okularë 78 vjeqari nga Tupalla e Medvegjës asnjëherë nuk e kishte braktisur vendlindjen e tij dhe nuk kishte arsyeje që dikush t’ia merrte vendbanimin.

Nuk është ky rasti i vetëm që shqiptarët shlyhen nga regjistri si banorë të vendbanimeve të komunës së Medvegjës, të tillë ka shumë dhe askush nuk po ndërmerr asgjë, thonë shqiptarët e Medvegjës, duke kërkuar që OSBE urgjentisht duhet ta vizitojë këtë komunë dhe të njoftohet përsëafërmi me problemin e shlyerjes së shqiptarëve nga vendbanimet e tyre shekullore.

Medvegjasit gjithashtu akuzojnë edhe pushtetin lokal në largim për një gjë të tillë, sepse sipas tyre asnjëherë nuk e kanë ngritur këtë çështje në organet kompetente./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.