RCCOLA

Vetëvritet Berat Destani nga Tërnoci i madh i Bujanocit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan- Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha se të shtunën është vetëvrarë me armë zjarri një qytetar nga Tërnoci Komuna e Bujanocit (1978).Dyshohet se ai është vrarë me armën e tij në poligonin e gjuetisë në Pasjak. Avni Oruqi shef i sektorit të hetimeve rajonale në Gjilan tha se viktima është Berat Destani nga Tërnoci i Madh i Bujanocit.

Berat Destani (1978) nga fshati Tërnoc i madh i Bujanocit është vetëvrarë me armen e tij të gjuetisë këtë të shtunë në poligonin e gjuetisë në Pasjak konfirmoi për rajonipress Avni Oruqi shef i njësisë rajonale të hetimeve në Gjilan.

Oruqi tha se trupi i viktimës është dërguar për obduksion dhe se nga poligoni janë marrë edhe incizimet dhe videot të cilat tregojnë për tërë ngjarjen dhe incidentin.

Fundamenti

Ndërsa Ismet Hasahni zëdhënës i policisë tha se i ndjeri është vetëvrarë me armë zjarri.

Sipas tij i ndjeri kishte ardhur sot në Gjilan, ishte regjistruar në poligonin e qitjes që ndodhet në fshatin Pasjak, duke iu nënshtruar procedurave të rregullta, por me të marrë armën ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Zëdhënësi Hashani tha se njësitet përkatëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, po merren me hetime ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion. /rajonipress/