Eko Higjiena

Vetëvendosje: Të ndalen përndjekjet dhe arrestimet ndaj aktivistëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lëvizje Vetëvendosje vlerësoi të hënën se pushteti aktual, përmes policisë dhe sistemit gjyqësor që i ka kapur, ka nisur fushatë kundër aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje.

Vetëvendosje njoftoi se ditëve të fundit shumë aktivistëve të tjerë i janë dërguar edhe ftesa nga gjykatat, për pjesëmarrjen e tyre në aksione politike dhe protesta të organizuara më parë.

“Të premten më 1 maj, në Aeroportin ‘Adem Jashari’, arrestoi sekretarin organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Dardan Molliqaj, pa asnjë arsyetim; mbrëmë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë ka arrestuar aktivistët Frashër Krasniqi dhe Etlevë Malushaj. Qeveria LDK-PDK-Srpska po kalon nëpër ditë të vështira, duke u përballur me greva e protesta të ndryshme, për shkak të gjendjes së mjerueshme në të cilën e kanë sjellë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e kësaj Republike”, thuhet në komunikatë.

Mobi Casa

Sipas VV-së, thellimi i mjerimit social; koncesionet e vazhdueshme me Serbinë në dëm të interesit shtetëror të Kosovës; si dhe vendimet e tjera që pritet të merren nga kjo Qeveri, po e nxisin revoltën qytetare të cilën ky pushtet po tenton ta shtypë paraprakisht, përmes kësaj fushate të arrestimeve.

Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron se aksionet politike dhe protestat janë të drejta, legjitime dhe të domosdoshme karshi vendimeve të dëmshme të kësaj qeverie.

“Nuk është dhe nuk mund të jetë demokratik asnjë shtet e as pushtet që përndjek qytetarët e vet për shkak të pakënaqësisë që ata kanë dhe për shkak të shprehjes së kësaj pakënaqësie. Qeveria e Kosovës e ka për obligim t’ua materializojë vullnetin e ta mbrojë interesin e qytetarëve të Republikës, e jo t’i arrestojë ata të cilët ngulin këmbë në këtë obligim të Qeverisë. Përndjekjet dhe arrestimet e tilla ndaj aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! duhet të ndalen menjëherë”, thuhet në komunikatë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.