FITORJA

Vetëvendosje synon ta formojë e vetme Qeverinë, presin numërimin e votave me kusht dhe atyre nga diaspora

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lëvizja Vetëvendosje synon që ta formojë e vetme Qeverinë e re të Kosovës dhe për këtë janë në pritje të numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se vullneti i qytetarëve i shprehur në këto zgjedhje nuk ka qenë kurrë më i qartë.“Tanimë që ka përfunduar numërimi i votave të rregullta, jemi në pritje të fillimit të numërimit edhe të votave me kusht si dhe ato të diasporës, të cilat kësaj radhe janë më shumë në numër se në çdo proces tjetër zgjedhor. Vullneti i qytetarëve i shprehur në këto zgjedhje kurrë nuk ka qenë më i qartë”, ka thënë ai.

Sipas Kryeziut, qytetarët duan ndryshim rrënjësor si në të bërit politikë, ashtu edhe në qeverisje.“Vendi ka nevojë për një qeveri të re, pasi që për më shumë se shtatë muaj ka pasur një jolegjitimet dhe qeveri e jashtëligjshme. Ne presim që të kemi numrin e nevojshëm të deputetëve për formimin e qeverisë dhe institucioneve tjera”, potencoi Kryeziu.

ARKATANA

Si përfundim, Kryeziu thotë se të gjitha votat duhet numëruar me kujdes dhe të bëhet certifikimi sa më shpejt.“Është tejet e rëndësishme që të gjitha votat të numërohen me kujdes e të certifikohen pa humbur kohë, ashtu që të mund të vazhdojmë sa më parë me formimin e institucioneve”, u shpreh zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ, ku nuk përfshihen votat me kusht dhe ato nga diaspora, në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje ka 378,550 vota apo 47.85%.
PDK është radhitur e dyta me 137,659 vota apo 16.77%.
LDK është radhitur e treta me 107,507 vota apo 13.08%.
AAK është radhitur e katërta me 58,743 vota apo 7.43%.
Nisma Socialdemokrate me 20,535 vota apo 2.60%.

Së fundi, KQZ-së i është rekomanduar që të bëjë rinumërimin e 494 vendvotimeve, pasi që sipas Qendrës për Numërimin e Rezultateve, në këto vendvotime kanë ndodhur disa gabime.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.