United Hospital

Vetëvendosje: Shitni veturat, jo PTK-në, Trepçën…

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Të mërkurën, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! ndërmorën një aksion simbolik, duke shkruar në veturat e ministrit dhe zëvendësministrit të Zhvillimit Ekonomik parullat: “Shite veturën, jo PTK-në”, “Shite veturën, jo KEDS-in” dhe “Shite veturën, jo Trepçën”.

Gjatë aksionit, aktivisti Adonis Tahiri tha se “Përderisa luksi i pushtetarëve po rritet, shteti dhe qytetarët po varfërohen. Kjo ministri ka nënshkruar shumë kontrata të dyshimta e dëmshme, duke e shpronësuar popullin e Kosovës.

Të kujtojmë edhe njëherë që Distribucioni i Kosovës u shit për vetëm 26 milion euro, me ç’rast u kalua nga monopoli shtetëror në monopol privat, nën pretekstin e ekonomisë së tregut të lirë. Bazë e tregut të lirë është konkurrenca. E monopoli pra, është e kundërta e saj.

Mobi Casa

75% të aksioneve të PTK-së, apo pjesa fitimprurëse e PTK-së, u shitën për 242 milion euro. Atë e mori AXOS, një fond investiv, që nuk i dihet as pronari e as burimet e të ardhurave. Ajo që dihet deri tash për AXOS-in, e që e bën edhe më skandaloz këtë transaksion, është që AXOS i ka vetëm 2 punëtor, dhe vetëm 155.000 euro vlerë të aseteve, aq sa kushton një shtëpi në një lagje të Prishtinës.

Në të njëjtën rrugë po shkon edhe gjiganti metalurgjik i Kosovës, Trepça. Në rast se në Trepçë do të investoheshin vetëm 200 milion euro, ajo do t’i krijonte rreth 10.000 vende të reja pune nëpër sektorët përkatës që kanë të bëjnë me xehet e industrinë. Por jo. Ky investim nuk do të bëhet nga këta qeveritarë, ngase qëllimi i tyre nuk është rigjenerimi i publikes, rritja e prodhimit dhe zhvillimi ekonomik, por shkatërrimi i ndërmarrjeve deri në privatizimi i tyre.

Të gjitha këto asete strategjike, janë fitimprurëse dhe të domosdoshme për shtetin e Kosovës. Janë bazë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, që në shumë mënyra i sjellin të hyra shtetit. Prandaj, meqë veturat luksoze të këtyre politikanëve, as nuk prodhojnë e as nuk japin dividendë, por përkundrazi vetëm i shpenzojnë paratë e buxhetit të varfër të Kosovës, ne kërkojmë që të shiten ato, e jo KEDS-i, PTK-ja e Trepça”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.