ARKATANA

Vetëvendosje propozon sot Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kuvendi i Kosovës sot me fillim nga ora 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë. Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit do të propozojnë edhe personin që do të emërohet kryeparlamentar në legjislaturën e re, pasi që janë parti e parë e dalë nga zgjedhjet. Deri më tani është bërë e ditur se në këtë pozitë do të emërohet Glauk Konjufca, shkruan Gazeta Express.

Glauk Konjufca pritet ta udhëheq njërin nga tri institucionet më të rëndësishme të vendit.

Konjufca do të jetë i propozuari i LVV-së për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetor 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në.

ARKATANA

Pozita e Konjufcës ishte bërë tepër e rëndësishme për zhbllokimin e negociatave LVV-LDK, me këta të fundit që e kërkonin me çdo kusht këtë pozitë.

Pas marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, Konjufca u tërhoq nga pozita e kryeparlamentarit, për t’ia lënë vendin Vjosa Osmanit.

Konjufca në Qeverinë Kurti ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në opinion tashmë kanë dalë disa emra si ministra potencial në Qeverinë e re që sipas të gjitha gjasave do të votohet javën tjetër, megjithatë, nga LVV-ja dhe Lista “GUXO” e Vjosa Osmanit nuk kanë konfirmuar deri më tani asgjë zyrtarisht./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.