Eko Higjiena

Vetëvendosje po i shërben Hashim Thaçit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po i shërben Hashim Thaçit dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Deklaratat e Beqirit vijnë pasi që deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, akuzoi partitë opozitare në bllok se janë vënë në shërbim të pushtetit.

“Vendi ynë, Kosova, ka shumë ma shumë tema të rëndësishme sesa Vetëvendosje me u marrë me opozitën. Me veprimet dhe sjelljet e saj, Vetëvendosje po në bind çdo ditë e më shumë se është në shërbim të Hashim Thaçit”, ka thënë Beqiri në seancën plenare që po zhvillohet aktualisht, e që ku pritet të miratohet në lexim të parë Ligji për Amnistinë.

Hidromorava

“Kur kërkon koordinime me dikë, nuk do të thotë se mund t’ia imponosh mendimet tua”, iu ka drejtuar ai deputetëve të Albin Kurtit.

“Vetëvendosje nuk është korrekte dhe është shumë e pasinqertë”, ka përfunduar fjalën e tij para deputetëve Ismet Beqiri.(express)