Hidromorava

Vetëvendosje pengon Thaçin të hyj në zyrën e Ashton

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë duke protestuar para zyrës së Kathrin Ashton në Bruksel, kundër dialogut të Prishtinës e Beogradit.

Burime të Indeksonline kanë thënë se rreth 70 protestues të udhëhequr nga deputeti Afrim Hoti e kanë penguar delegacionin kosovar të hyjë në ndërtesë për tu takuar me me përfaqësuesit e Serbisë.

Mobi Casa

Protestën e konfirmojnë edhe zyrtarët e Vetëvendosjes në Prishtinë, por e mohojnë se e kanë penguar ekipin kosovar.
“Dhjetëra aktivist janë mbledh para zyrës së Kathrin Ashton dhe po protestojnë kundër dialogut. Ata do të qëndrojnë aty derisa të përfundoi takimi, përveç nëse nuk largohen nga autoritetet belge”, ka thënë Erzen Vraniqi i Vetëvendosjes.

Disa prej parullave ishin: “Jo negociata me zëdhënësin e Millosheviçit”, “Jo ngeociata pa zbardhjen e fatit të pagjeturve”,etj./Indeksonline/