Eko Higjiena

Vetëvendosje paralajmëron protesta kundër Gjykatës Speciale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë deklaruar sot se mund të thirren edhe protesta, në përpjekjen për ta stopuar jetësimin e Gjykatës Speciale.Ata kanë shprehur dyshimin e opozita mund të ndikojë që krijimi i kësaj Gjykate të pengohet, ngaqë nuk kanë numrat e mjaftueshëm në Kuvend, raporton Koha.net.

Megjithëkëtë, kanë shprehur shpresën se dikush nga deputetët e subjekteve në pushtet mund të rreshtohet në anën e tyre.

Albulena Haxhiu e Glauk Konjufca, në një konferencë të përbashkët shtypi, kanë publikuar detaje të Projektligjit, por edhe të amandamenteve kushtetuese për Specialen dhe kanë konstatuar se ky mekanizëm ndërkombëtar i drejtësisë është paraparë të jetë krejtësisht i pavarur nga sistemi gjyqësor i Kosovës.

ARKATANA

Ata kanë shpërndarë një skemë të funksionimit të Gjykatës, së cilës ia kanë bashkëngjitur edhe pakon ligjore që i është vënë në funksion një ditë më parë Komisionit parlamentar për legjislacion, dhe e cila nga ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi, është prezantuar si dokument konfidencial.

Deputetët e Vetëvendosjes kanë argumentuar se si ky dokumentacion nuk përmbush kushtet ligjore të trajtohet ashtu siç e ka kualifikuar Kuçi.