UBT

Vetëvendosje nuk ndërron mendje për Trustin

/ 3 minuta lexim

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim për sa i përket tërheqjes së Trustit.

Deputetja e këtij subjekti, Fitore Pacolli, tha se përpos se janë kundër për shkak të efektive negative që ka, po tregojnë se nuk janë as populistë siç zakonisht i akuzojnë partitë opozitare partinë në pushtet.

“Ne po të ishim siç po na thonë populist do ta votonim sepse është një gjë që disa po kërkojnë, mirëpo ne po mendojmë për shtetin e Kosovës afatgjatë dhe ne mendojmë se nuk duhet ta prekim Trustin, qeveria ka marrë hapa që t’iu ndihmojë familjeve në nevojë të jetë afër atyre të cilët kanë nevojë për mbështetje dhe në të njëjtën kohë të shikojmë se si mund të krijojmë vende të reja të punës, që të punësojmë të rinjtë tanë prekja e Trust-it nënkupton prekjen e stabilitetit financiar të shtetit tonë dhe këtë nuk guxojmë ta bëjmë, në këtë situatë është mirë ta përmendim se një numër i madh i qytetarëve nuk kanë Trust fare, prandaj ne synojmë dhe parimet tona janë që t’i ndihmojmë atyre që nuk kanë ndërsa ata që kanë mundë t’ia dalin vetë”, tha Pacolli.

Mobi Casa

Deputetja e VV-së mendon se ata që po e kërkojnë më shumë tërheqjen e Trustit janë ata që kanë kursime më të mëdha dhe, nëse sipas saj vazhdon kjo mendësi për tërheqjen e mjeteve të kursimeve, do ta dëmtohet shteti në vazhdimësi.

“Ata që kanë më shumë mjete janë duke bërë më shumë presion që të marrin Trustin sepse kanë përqindje më të lartë të Trustit ndërsa qytetarët të cilët janë në gjendje më të vështirë ekonomike, të cilët kanë pak para, mund ta mendojnë se tërheqja e asaj shume të vogël të Trustit që do t’ju ndihmojë mirëpo, kjo krijon vetëm pritje dhe nuk e nxjerr nga kriza këtë qytetar. Ne po mendojmë që është në interesin e shtetit të Kosovës që ta ndërtojmë një sistem financiar të qëndrueshëm i cili në të ardhmen nuk frikësohemi të kemi probleme financiare sepse kur shtetet hyjnë në prekjen e stabilitetit financiar dhe kanë cikle të cilat janë të shpeshta dhe përsëriten ato, nuk është e shëndetshme për shtetin” ka deklaruar Pacolli.

Seanca për shqyrtimin e parë për ndryshimet ligjore që lejojnë tërheqjen e mjeteve të Trustit në lartësinë prej 30% mbahet nesër prej orës 11:00, ndërsa është pika e 8 në rendin e ditës.