UBT

Vetëvendosje nuk do të merr pjesë në takimin e thirrur nga Presidenti

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Përderisa presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pret që të hënën të mbajë takimin konsultativ me partitë politike, Vetëvendosje nuk do të jetë e pranishme në këtë takim.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin deputetja e legjislacionit të VI nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu.

Ajo tha se ky takim është plotësisht i panevojshëm dhe sipas saj, Presidenti Thaçi bën mirë që të thërras seancën e parë konstituive në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

UBT

“Presidenti i vendit bën mirë që të thërrasë seancë konstituive dhe jo takime të tillë të cilat janë të panevojshme. Vetëvendosje e ka shqyrtuar ftesën e Presidentit dhe nuk do të marrim pjesë në këtë takim”, ka thënë ajo.

Ndryshe, takimi konsultativ i thërritur nga Presidenti, Hashim Thaçi, do të mbahet në hënën në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.