Eko Higjiena

Vetëvendosje, në pritje të “myzhdes”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lëvizja Vetëvendosje ende ka mbetur në pritje të përgjigjes nga blloku opozitar për kushtet e parashtruara. Përgjigja e tyre do të kthehet me shkrim, ashtu sikurse kërkesa e VV-së.

Ende nuk dihet nëse bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma do t’i bashkohet Lëvizja Vetëvendosje. Kjo për shkak se VV s’ka pranuar kurrfarë përgjigje nga ky bllok i partive.

Në lidhje me disa publikime që po qarkullojnë nëpër media se blloku opozitar ka dalë me një përgjigje përballë kërkesave të Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi nga kjo parti e ka mohuar një gjë të tillë.

Siç thotë ai, deri më tani nuk është kthyer asnjë përgjigje pozitive e as negative, ndërsa ka thënë se për përgjigjen janë dakorduar që do t’u kthehet me shkrim, pa caktuar afat se sa duhet pritur.

Uji Dea

“Na kanë premtuar se do të përgjigjen me shkrim, me qenë se edhe kërkesat u janë dhënë me shkrim. Nuk e kanë caktuar kur, por kanë lënë mundësinë e takimit prapë dhe për të na dhënë përgjigjet me shkrim apo vërejtjet eventuale”, tha Vraniqi.

Ndryshe, Kurti në fillim i kishte dhënë këto kushte në formë deklarate për bllokun opozitar, për t’ua dorëzuar pastaj të shkruar këtyre subjekteve.

Për të mbështetur koalicionin e këtyre tri partive, Vetëvendosje ka kërkuar ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë, ndaljen e privatizimit dhe shqyrtimit të ndërmarrjeve të privatizuara deri tash, si dhe kushti i tretë ka qenë funksionalizimi i Trepçës. /lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.