UBT

Vetëvendosje në Kllokot: Kurdisje të konkurseve nga kryetari Bogdanovic, duhet të hetohet nga Prokuroria

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Kllokot – Konkurset publike duhet të jenë të hapura, transparente për të gjithë qytetarët pa dallim etnisë apo ndonjë statusi tjetër. Por, komuna e Kllokotit e udhëhequr nga kryetari “aksidental” ka zgjedhur rrugën e selektimit të qytetarëve, diskriminimit dhe keqpërdorimit të parasë publike.

Komuna e Kllokotit e udhëhequr nga kryetari, Bogdanovic ka arritur të instrumentalizoj disa nga nëpunësit civil, duke i tjetërsuar përgjegjësitë e tyre ligjore, rrjedhimisht duke i përkthyer në shërbim të interesave të Listës serbe.

Neve si subjekt politik opozitar kemi përcjellur me vëmendje zhvillimet dhe politikat në komunë dhe kemi të dokumentuara një pjesë të keqpërdorimeve. Edhe pse komuna, nuk na ka afruar qasje në dokumente publike, pasi nuk ka dashtë t’i shpërfaqë dallaveret dhe keqpërdorimet enorme, por kemi zgjedhur kanale të tjera për të siguruar dokumente publike me rëndësi.

Lidhur me kurdisjen e konkurseve kemi fakte të mjaftueshme se kryetari Bogdonovic ka ndërhyrë te zyrja e personelit për t’i kurdisur konkurset, pasi ka pas ndërhyje në kritere edhe pas mbylljes se konkursit, kurse kur është rishpallur kanë ndryshuar kriteret per t’ju përshtatur shërbëtorëve super të dëgjueshëm të kryetarit Bogdanovic.

FIDANISHTJA

Këtë shpërfaqën dallaveret e zyrës së personelit, e cila është e kontrolluar dhe dirigjuar nga kryetari Bogdanovic. Në bazë të vlerësimeve që kemi bërë kemi arritur në përfundim se ka dyshime për vepër penale, pasi konkursi i njëjtë pas ri shpalljes u janë ndryshuar kriteret e kualifikimit për t’ju përshtatur personit të caktuar.

Dosjet për keqpërdorime të mundshme, fillimisht i kemi dërguar në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil dhe në Zyrën e Avokatit të popullit dhe pas vlerësimit të ligjshmërisë do t’i deponojmë në Prokurori.

Si opozitë konstruktive do të përcjellim politikat publike dhe keqpërdorimet e mundshme do t’i deponojmë në institucionet drejtësisë. Keqpërdorimet e parasë publike, diskriminimi në baza etnike, kurdisja e konkurseve janë bërë pjesë e logjikës qeverisëse të kryetarit Bogdanovic, por si Vetëvendosje do të përdorim çdo mjet demokratik për t’i bërë publike keqpërdorimet dhe keqpërdoruesit e pozitave zyrtare të dalin para organeve të drejtësisë.

Ky reagim mban qëndrimin e Qendrës së Vetëvendosjes në Kllokot!

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.