FITORJA

Vetëvendosje mbetet e vetme, edhe Nisma i bashkohet veprimit politik të AAK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul në qëndrimin e saj për të mos e braktisur Kuvendin, përkundër faktit se po rrezikojnë të prishin një partneritet të gjatë opozitarë me AAK-në dhe Nismën. Pas AAK-së edhe në Nisma kanë thënë se do t’i bashkohen AAK-së në braktisje të Kuvendit, por këtë nuk po e bën edhe VV. Ata thonë se nuk i bashkëngjiten Ramush Haradinajt për braktisjen e Kuvendit të Kosovës.

Se edhe Nisma do të veprojë sikur AAK, e ka konfirmuar për lajmi.net, deputeti i kësaj partie, Zafir Berisha. Ai tha se në këto momente janë duke biseduar për këtë çështje ndërmjet subjekteve opozitare, por sipas tij, deputetët e Nismës në secilin variantë nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit.

“Nuk ja vlen me u rikthye në një parlament që i shërben një qeverise antikushtetuese. Nuk ja vlen me i shërbye një bande mafioze të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës”, tha për lajmi.net deputeti Berisha.

Ndërsa qëndrim krejtësisht tjetër kanë në Vetëvendosje.

FIDANISHTJA

“Sa i përket pjesëmarrjes së deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në seancat plenare të Kuvendit, ne do ta bëjmë vlerësimin nga seanca në seancë. Sepse, nuk përjashtohet mundësia që koalicioni qeverisës të përpiqet që të kontrabandojë në Kuvend gjëra të këqija si psh. statutin e ‘Zajednicës’, likuidimin e Trepçës e të ngjashme, me ç’rast ne sigurisht se duhet të jemi aty dhe do të jemi aty”, tha për lajmi.net zyrtari për informim ne Lëvizjen Vetëvendosje Adonis Tahiri.

Gjithashtu Lëvizja Vetëvendosje njofton se janë duke u bërë gati për protestën e radhës.

“Opozita e bashkuar është duke u përqendruar maksimalisht në përgatitjet për tubimin në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë që mbahet të shtunën më 19 mars 2016 në ora 14:00, si dhe për protestën e radhës që mbahet në Prishtinë më 26 mars 2016”, ka thënë Tahiri. /lajmi.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.