UBT

Vetëvendosje kundërshton shkuarjen e Mustafës në Bruksel

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar shkuarjen e kryeministrit Isa Mustafa në Bruksel, për të vazhduar dialogun me Serbinë, duke thënë se Mustafa dhe Thaçi kanë sjellë vendime që e cenojnë rëndë sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje tha në një konferencë për media se në marrëveshjet e fundit ka pasur shumë lëshime dhe është shkelur Kushtetuta e Kosovës.

Këtë sipas tij, e konfirmon edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, raporton Telegrafi.

Sipas Konjufcës, mosmbajtja e premtimit nga kryeministri, i cili pati thënë se nuk do të shkojë në Bruksel pa i marrë vizat qytetarë e Kosovës, i bie që ka mashtruar qytetarët dhe kjo tregon se është një kryeministër joserioz.

Hidromorava

Ai më tej u shpreh se Mustafa dhe Thaçi kanë sjell vendime që e cenojnë rëndë sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Konjufca tha se në vend që këta të japin përgjegjësi për çfarë kanë bërë, ata vazhdojnë prapë me të njëjtat koordinata.

Sipas tij, këshilltarët e Mustafës që sillen si shumë të zot sjellin marrëveshje që janë në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa shkojnë më shumë për vizita turistike.

Ai konfirmoi se më 17 shkurt do të jetë protesta e radhës dhe shprehu bindjen se qytetarët do t’i shprehin pakënaqësitë e tyre. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.