ARKATANA

Vetëvendosje: Isa Mustafa e Ramush Haradinaj janë të uritur për poste

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj i ka quajtur të pangopur për poste Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn.
Sipas një deklarate të shpërndarë në Facebook, Molliqaj citohet të ketë thënë se strukturat e AAK dhe LDK’së nuk duhet lejuar liderët e tyre për të marrë pozita shtetërore.

“Strukturat dhe anëtarësia e këtyre subjekteve duhet të luajnë një rol kyç sepse udhëheqësit e tyre po i përdorin ata për t’i arsyetuar veprimet e veta të pangopshme për poste. Kam menduar edhe më parë që këta janë të uritur për poste, por me këto lëvizje janë treguar të pangopshëm”, ka thënë Molliqaj.

Lexojeni të plotë deklaratën

Eco Higjiena

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kur e kanë bërë marrëveshjen e 10 qershorit për ndarje postesh, nga ngutia nuk kanë pasur as kohë që të konsultohen as struktura dhe as anëtarësia. Tash, udhëheqësit e këtyre subjekteve po i përdorin strukturat për të arsyetuar insistimin për ndarje postesh.

Strukturat dhe anëtarësia në LDK dhe kritikët jashtë saj, me të drejtë kërkojnë prej LDK-së që të mos shkohet assesi me PDK-në në qeverisje, sepse ne e dimë shumë mirë se çfarë i ndodh vendit kur udhëheq PDK-ja. Ne nuk kemi hyrë në këtë bashkëpunim për shkaqe postesh e as nga besimi i partnerëve të Bllokut LAN, ne jemi pjesë e këtij bashkëpunimi për t’i dhënë një kahje dhe alternativë tjetër qeverisjes. Strukturat dhe anëtarësia e këtyre subjekteve duhet të luajnë një rol kyç sepse udhëheqësit e tyre po i përdorin ata për t’i arsyetuar veprimet e veta të pangopshme për poste. Kam menduar edhe më parë që këta janë të uritur për poste, por me këto lëvizje janë treguar të pangopshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.