Eko Higjiena

Vetëvendosje: Gjykata duhet ta vlerësojë Marrëveshjen e Brukselit

/ 4 minuta lexim

Pas deklarimit të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje! Albulena Haxhiu se projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Brukselit duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, këtë e ka konfirmuar ky subjekt përmes një komunikate lidhur me këtë qëndrim.

“Lëvizja Vetëvendosje! konsideron që në pamundësi të një vlerësimi të plotë juridik e konstitucionalist nga Komisioni për legjislacion, është e domosdoshme që marrëveshjen dhe përputhjen e saj me parimet, frymën dhe germën e Kushtetutës, ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës para se ajo të shqyrtohet për ratifikim në Kuvend”, thuhet në reagimin e VV-së.

Sipas tyre, mosratifikimi i Marrëveshjes e bën të pazbatueshëm planin.“Ratifikimi i Marrëveshjes pa Planin e zbatimit, nuk e ndryshon fare as marrëveshjen e as efektin e saj juridik e praktik në Kosovë. Propozimi që Marrëveshjen ta ratifikojmë pa Planin e zbatimit, realisht është thirrje për ratifikim të Marrëveshjes dhe asgjë tjetër. Pra, vetëm mosratifikimi i Marrëveshjes e bën të pazbatueshëm planin”, thuhet më tej në reagim.

Ndërkaq, ata kanë kritikuar zv/kryeministrin Kuqi lidhur me qëndrimin e tij për ligjin për amnistinë.
“Zotimi i Hajredin Kuçit në cilësinë e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë për efektet juridiko-praktike është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në kompetencat e sistemit të drejtësisë. Në praktikën e rregullimit juridiko-penal amnistia shpallet për persona që kanë kryer veprën penale dhe për veprën e kryer në bazë vendimit gjyqësor të formës së prerë është shqiptuar dënimi konform legjislacionit penal në fuqi”, thuhet më tej.

Vetëvendosje do ta dërgojë në Kushtetuese Marrëveshjen e Brukselit

Fidanishtja

Lëvizja Vetëvendosje do ta dërgojë në kushtetuese Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes nëse ai ratifikohet në Kuvend, raporton ktv. Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu Kraniqi e ka quajtur marrëveshjen antikushtetuese në të gjitha pikat përbërëse të saj. Ndërkohë që pas diskutimit në Komisionin për legjislacion anëtarët e tij nuk kanë arritur të votojnë pro dërgimit të Projektligjit dhe planit të zbatimit në Kuvend për ratifikim. Kjo pritët të martën në mesditë, kur pritët të mblidhet sërish komisioni.

Kreu i këtij komisioni, Arben Gashi, ka thënë se ka qenë kundër dërgimit të Planit të zbatimit për ratifikim. Sipas Gashit në të gjitha anekset e këtij projektligji ka shpërputhje të madhe. Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka konfirmuar para anëtarëve të Komisionit se një pjesë e strukturave te sigurisë që veprojnë në veri do të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës.

“Për 800 pjesëtarë nuk ka vend, por rreth 150 pjesëtarë do të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Kuçi, ka thënë se deri më 15 qershor do të sqarohet çështja e dy pagave që marrin qytetarët e veriut, ndërsa ka thënë se 15 korriku është data e fundit kur duhet të shpërbëhen të gjitha strukturat ilegale. Ai ka ritheksuar se nuk do të ketë amnisti për kriminelë, por vetëm për ata që kanë punuar në administratë në veri. Ai ka marrë shembullin e një kryetari të një komune dhe të një vrasësi, duke thënë se vetëm kryetari i Komunës do të amnistohej.