Eko Higjiena

Vetëvendosje flasin në SHBA për rëndësinë e bashkimit me Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me programin e saj për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës.

Delegacioni në përbërje të kryetarit Albin Kurti, nënkryetarit të parë Shpend Ahmeti, kryetarit të Grupit Parlamentar Visar Ymeri, si dhe deputetit Florin Krasniqi, kanë folur për domosdoshmërinë e përfshirjes së mërgatës shqiptare në SHBA në zhvillimet politike e shoqërore të Kosovës.

Këtij delegacioni i është bashkëngjitur edhe ambasadori William Walker.

FIDANISHTJA

Në nju Jork, përfaqësues të kësaj lëvizje kanë folur edhe për rëndësinë e Republikës sovrane të Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. Në këtë prezantim ku folën Albin Kurti, Shpend Ahmeti dhe William Walker, interesimi i pjesëmarrësve ishte i përqendruar në dy gjëra kryesore: si ta përfundojë Kosova procesin e pavarësimit dhe sovranitetit përmes forcimit të shtetit dhe zhvillimit të ekonomisë përmes prodhimit; dhe si të forcohet shteti i së drejtës përmes luftimit të korrupsionit.

Përfaqësuesit e VV-së dhe mërgimtarët kanë thënë se është i domosdoshëm organizimi kolektiv i shqiptarëve për arritjen e sukseseve. Shembull ishte zgjedhja e politikanit të parë shqiptarë në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut Mark Gjonaj, i cili ishte i pranishëm në një nga takimet që u organizuan në këtë shtet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.