Hidromorava

Vetëvendosje e nisi ditën me protestë kundër bisedimeve me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Sigurimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës sot e kanë pritur protestuesit e Vetëvendosjes. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përleshur që me mëngjes me Policinë e Kosovës, deri sa këta të fundit kanë tentuar të futen në ndërtesën e Qeverisë. Njësia speciale e Policisë së Kosovës ka përdorur gazë lotsjellës për t’i zmbrapsur protestuesit, ndërsa ka arrestuar disa nga ta.

Në orën tetë të mëngjesit një grup rreth njëqind protestuesish u përballën m policinë, e cila duket ishte e informuar për protestën, në shenjë kundërshtimi të bisedimeve me Serbinë.

Protestuesit fillimisht hodhën domate e qumësht në drjetim të policisë, ndërkohë përdorën edhe mjete të forta – gurë e copa të tjera, që janë me bollëk në Sheshin në ndërtim “Ibrahim Rugova”, në drejtim të objekteve të Qeverisë e të Kuvendit. Policia, që ishte e pajisur me mjetet që zakonisht përdoren në rastet e pengimit të protestave, pasi ua tërhoqën vërejtjen që të largoheshin nga rrethojat e objekteve dhe refuzimit të urdhrit, përdorën gazin lotsjellës dhe u vunë në ndjekje të tyre deri afër Ministrisë së Kulturës.

Ndërkohë protestuesit shpaluan një transparent në të cilën shkruante “Jo pazare me Serbinë”. Protestuesit po brohorasin “sheshi është i qytetarëve jo i policisë”.

Mobi Casa

Protesta ende nuk ka përfunduar. Policia ka arrestuar disa nga pjesëmarrësit e saj. KTV bën të ditur se ndër të arrestuar është edhe deputeti Liburn Aliuhelal Sveqla të cilët edhe janë liruar më vonë.

Xhelal Sfeqla nga Vetëvendosje, siç e citon KTV-ja, tha se kjo Qeveri nuk ia do të mirën Kosovës. Ai deklaroi se Vetëvendosje është kundër bisedimeve dhe nuk do të lejojnë që ato të ndodhin.

Policia ka larguar protestuesit nga afërsia e ndërtesave të institucioneve, ndërsa protesta po vazhdon në Sheshin Nëna Terezë.