Mobi Casa

Vetëvendosje, AAK e NISMA: Vendimi i Kuvendit për Specialen i pakthyeshëm

/ 2 minuta lexim

Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën kanë dal me një deklaratë të përbashkët rreth mundësisë së kthimin në Kuvend të amendamenteve për themelimin e Gjykatës Speciale.

Tri subjektet politike opozitare kanë lëshuar sot një deklaratë të përbashkët, duke thënë se amandamentet për themelimin e Gjykatës Speciale nuk mund të kthehen në Kuvendin e Kosovës.

Hidromorava

“Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për refuzimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, i datës, 26 qershor 2015 është përfundimtar dhe i pakthyeshëm. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet t’i nënshtrohet këtij vendimi. Çdo tentative për ta përmbysur këtë vendim të deputetëve të Kuvendit të Republikës të shprehur lirshëm me votë të lirë, gjoja në emër të procedurave, është tendencë për ta përmbysur rendin institucional dhe demokratik në vend. Gjithashtu, i thërrasim të gjithë akterët të përfshirë në këtë proces, qofshin “për” apo “kundër”, ta respektojnë vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Kujtojmë se në seancën e javës së kaluar, Kuvendi kishte dështuar të votoj krijimin e Gjykatës Speciale, pasi që për të kishin votuar 75 deputetë nga 81 sa ishin të nevojitura.