ARKATANA

Vetëvendosja ka mision historik

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Sadri Ramabaja – Krahas misionit bazë politik- kushtetues, VV na rezulton edhe si organizatë misionare. Si e tillë, ajo po shndërrojhet në model të organizimit politik në gjithë hapësisrën shqiptare, ndërkaq duke qenë thellësisht organizatë me orjentim politik progresiv, ajo është shndërruar në bartëse të projektit për demokratizimin e shoqërisë shqiptare.

Kosova është Republikë parlamentare me rend kushtetues politik të tipit të demokracive liberale. Partitë politike në këtë tip të demokracisë përmbushin një varg detyrash në përputhej me sistemin politik.

Në historinë tonë politike, grupime të veçanta, lëvizjet politike, organizatat a partitë politike… që nga Lidhja e Prizrenit e tutje, kanë pas edhe misionin historik të çlirimit të Shqipërisë, asaj tërësie tokësore ku i thuhet bukës – bukë e ujit – ujë; kanë pas për objektiv krijimin e shtetit-komb (ashtu siç ishte përmbyll ky mision në Evrpë në shek. XIX-të. Pas 29 korrikut 1913, kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër e shndërroi Shqipërinë në torëzo, detyrë e lëvizjeve politike, organizatave, partive… sihte çlirimi i saj dhe bashkimi me Shqipërinë.

Këtë mision, falë ilegales shqiptare, mbi të gjitha Lëvizjes Popullore të Kosovës, Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, UNIKOMB-it … që arritën ta ngrejnë në këmbë UÇK-në, e kemi përafruar shumë.

Vetëvendosja tashmë është dëshmuar se është organizata që dinjitetshëm po e vazhdon këtë mision.

Pra, krahas misionit bazë politik- kushtetues, VV na rezulton edhe si organizatë misionare. Si e tillë, ajo po shndërrojhet tashmë në model të organizimit politik në gjithë hapësisrën shqiptare, ndërkaq duke qenë thellësisht organizatë me orjentim politik progresiv, ajo është shndërruar në objekt studimi.

Shih për këtë, të qenunit sot në VV është krenari legjitime, si të qenunit dje pjesë e NDSH-së, e Lëvizjes Kombëtare ilegale, e UÇK-së.

UBT

Si NDSH-ja, si Lëvizja e ilegales kombëtare dhe produkti i saj – UÇK-ja, edhe VV janë amalgamë e mendimit politik progresiv që burim ka mendimin politik të Rilindjes sonë Kombëtare. Nuk është e rastësishme që krijusit e mendimit politik ndër shqiptar kanë për autorë pikërisht ata intelektual që njëkohësisht ishin shndërruar edhe në veprimtarë, duke filluar nga Sami Frashëri, Pashko Vasa (i njohur si Vaso Pasha), Hasan Prishtina, Qemail Stafa… e deri tek Ukshin Hoti.

Secili formacion politik në kuadër të sitem politik me orjentim demokratik, do të duhej t’ i përmbushte katër detyra bazë:

Vendimet politike duhet paraprakisht të jenë objekt i diskutimit politik, para se të mirret qëndrimi politik për akcilën çështje (ky është procesi i formimit dhe formulimit politik);
: Vendimet që mirren në forumet e organizatës duhet të vihen në jetë (procesi i implementimit politik);
Procesi politik duhet të kontrollohet (kontrolli politik); dhe
Personat të cilët janë bartës të sistemit (drejtues brenda organizatës, por edhe qeverisës), duhet të rekrutohen (rekrutimi i personelit).
Vetëvendosje, tashmë përmes zgjedhjeve të brendshme, po hyn pikërisht në këtë proces tepër të rëndësishm, që besoj se do ta shndërroj Organizatën në një formacion politik të denjë për të qenë edhe në lartësinë e organizatës me mision historik në raport me detyrat politike dhe kombëtare që kemi në prag të proceseve me ngarkesa të theksuara të natyrës gjeopolitike, që pritet të ndodhin, brenda jo më shumë se 5-10 viteve në vijim, në Evropën Juglindore.

Shih për këtë, politika shqiptare ka nevojë për zhvillimin e një metode të re të të menduarit, respektivisht një doktrine politike, që do të mundësonte njohjen e tendencave politike globale, duke i vënë ato në funksion të interesit nacional.

Nëse anglosaksonët pas Luftës së Dytë Botërore ishin përqendruar në ndërtimin e kësaj metode të të menduarit politik, duke marrë në konsideratë aspektet dhe interesat gjeostrategjike, ndërkaq francezët krahas përqendrimit në selitjen e mendimit mbi interesin hapësinor, kishin kultivuar, përmes shkencave sociale dhe politike, komponentën filozofike dhe ideologjike, shqiptarët për realizimin e projektit të Federatës Shqiptare dhe zgjerimin e influencës në rajon, kanë nevojë për kombinimin e që të dy shkollave të lartëtheksuara, duke i shtuar kësaj konceptin ushtarak të të menduarit.

Ky koncept, Federatën Shqiptare do ta bënte më me peshë në syrin e aleatëve tanë gjeopolitik, para së gjithash SHBA-ve. Bartës i këtij koncepti është pikërisht Vetëvendosje! prandaj ajo mudn të thuhet se ka mision historik.

(Autori është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje)