Vetëvendosja e përjashton nga partia Besnik Mujecin, të dyshuarin për trafikim droge

/ 1 minutë lexim

Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar asamblistin e saj në Prishtinë, Besnik Mujeci, i cili u arrestua në Shqipëri nën dyshimin për trafikim droge.

Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari Organizativ i LVV-së, Alim Rama.

Uji Dea

“Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE”, tha Rama.

Tutje, ai tha se LVV-ja mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe të kundërligjshme të luftohen. /Zëri