Fundamenti

‘Vetëvendosja’, e pavendosur për Kushtetuese

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lëvizja “Vetëvendosje” ende nuk ka vendosur nëse do ta përkrahë koalicionin LAA për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mospjesëmarrjen e koalicionit PAN në seancë konstituive, si dhe për mosprezantim të kandidatit për kryeparlamentar. Zyrtarë të kësaj partie arsyetohen se Kushtetuesja mund t’i komplikojë edhe më shumë gjërat, siç i kishte komplikuar edhe në vitin 2014, shkruan sot gazeta Zeri.

Koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa) po përgatitet që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mospjesëmarrjen në seancën konstituive të Kuvendit nga koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA) dhe për mosprezantim të kandidatit për kryeparlamentar nga këta të fundit.

Por, këtë iniciativë të LAA-së ende nuk dihet nëse do ta përkrahë edhe lëvizja “Vetëvendosja”, me arsyetimin se Kushtetuesja “do të mundë t’i komplikojë edhe më shumë gjërat”.

Uji Dea

Megjithatë, ekspertët kushtetues kanë vlerësuar për gazetën “Zëri” se Gjykata mund ta japë vetëm një mendim teorik për këtë çështje dhe zgjedhja e kryeparlamentarit nuk ndërlidhet me përgjigjen që do ta japë Kushtetuesja.

Sipas tyre, koalicioni PAN nëse i ka votat mund ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit, pavarësisht vonesës së përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.