Eko Higjiena

Vetëvendosja e bllokoi në kuvend, Driton Selmanaj: Po ndihem përfekt

/ 2 minuta lexim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj është deklaruar lidhur me zhvillimet e sotme, ku deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, bllokuan senacën e sotme në të cilën ishte pjesë dhe vet ai.

”Perfekt, si zakonisht, si gjithmonë”, ka thënë përpara një gazetari në hyrje të Kuvendit, ndërsa nuk ka vazhduar të komentojë më tepër, duke i lënë radhën të flas, Kryeministrit Avdullah Hoti.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përpjekur ta pengojnë pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit. Deputetët e VV-së kanë goditur tavolinat e tyre duke bërë zhurmë pasi Selmanaj është parë në ambientet e Kuvendit.

Ata kanë bërtitur: “Jashtë, jashtë!”

Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka dalë në konferencë për media pas tensioneve në Kuvend të Kosovës.

Reagimet e LVV-së për Driton Selmanajn i kanë quajtur në partinë e Isa Mustafës sulme verbale.

RCCOLA

“Kuvendi u sulmua verbalisht edhe me zhurmat e Lëvizjes Vetëvendosjes. Ajo çka ndodhi është një episod i përsëritur i një sjelljeje agresive e LVV-së”, ka thënë ai.

Të gjitha këto erdhën si pasojë e një deklarate që ka bërë Selmanaj për çështjen e të pagjeturit, ku tha se është ezauruar kjo çështje.

E Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni i cili vjen nga radhët e LDK-së, i ka dalë në krah zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj, të cilin Lëvizja Vetëvendosje sot e ka brohoritur dhe i ka kërkuar ta lëshoj sallën e Kuvendit.

Quni ka thënë të mos paragjykohet para se të mësohen faktet për Driton Selmanajn.

“Prindi i Dritonit, Ali Selmani, ishte kultivues i trashëgimisë kulturore shqiptare, bashkëthemelues i ShKA “AFËRDITA”. Nga regjimi antishqiptar ai u persekutua pamëshirshëm. Gjithmonë qëndroi stoik dhe i palëkundur. Dritoni në vitet 98/99 si teknik medicinal fashoj dhe shëroj shumë plagē të fëmijëve, burrave, grave dhe ushtarëve të plagosur të UÇK-së. Mësoni para se të gjykoni”, shkroi Quni në Facebook. /Gazeta Express/