ARKATANA

Vetëvendosin në shkurt

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Grupi i të pakënaqurve brenda lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilit i prin ish-sekretari Dardan Molliqaj, brenda këtij muaji do të vendosin nëse do të qëndrojnë në këtë subjekt politik ose do ta formojnë një grup të ri parlamentar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ditë më parë në medie është raportuar se ky grup, pjesë e të të cilit janë deputetët: Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Shqipe Pantina, Faton Topalli…, kanë bërë kërkesë në Kuvend që ta formojnë një grup të ri parlamentar, pjesë e të cilit do të jenë së paku dhjetë deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Kjo situatë nuk do të zgjasë në pafundësi dhe shpejt do të dalim me një vendim, qoftë për një zgjidhje brenda lëvizjes ‘Vetëvendosje’, qoftë për ndarje të Grupit Parlamentar.

Uji Dea

Por mendojmë që brenda muajit kjo punë do të zgjidhet”, ka thënë për “Zërin” deputetja Shqipe Pantina.

Edhe sa i përket mundësisë së formimit të një subjekti të ri politik ajo ka thënë se një gjë e tillë është opsion, porse aktualisht nuk ka asgjë konkrete.

“Krejt këto janë opsione që janë diskutuar më shumë në medie sesa që ka diçka konkrete. Ne nuk e përjashtojmë si mundësi, por ende nuk ka asgjë konkrete”, ka përfunduar ajo./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.