FIDANISHTJA

Vetëraportimi dhe vetëlavdërimi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Raif Ramabaja – Është bërë tanimë modë dhe praktikë që çdo kryetar komune, drejtor i ndonjë agjencie, ndërmarrje publike apo ministër në fund të vitit t’ia prezantojë raportin e punës njëvjeçare vetvetes, duke i ftuar edhe disa media.

Jo pak, këto prezantime i shfrytëzojnë edhe për vetëlavdërim dhe marketing politik, duke theksuar se kanë kryer punë bile mbi ato të planifikuara. E më sa e dimë të gjithë, puna e çdo kujt mbetët me rezultate dhe ndryshim të gjendjes për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Përmbushja e objektivave të përcaktuara dhe krahasimi me ato të planifikuara, duhet të jetë matës dhe kontroll mbi punën e secilit.

Kush gënjen, ai edhe vjedhë. Ky proverb popullor ka edhe ndikim edukativ. Kështu na ka’ thënë dikur edhe mësuesi në shkollën fillore. Por, kjo vlenë edhe tani.

Hidromorava

Të gjithë ata që nuk dëshirojnë që qytetarët t’i quajnë hajna,nuk guxojnë as të gënjejnë. Këtë proverb popullor në Kosovë duhet ta përdorim sa më shpesh, e sidomos kur janë në pyetje disa politikajë tonë. Për këtë çështje ka shumë raste të cilat qytetarët që moti i kanë potencuar dhe denoncuar.

Raportet mbi punën njëvjeçare të gjithë këta bartës të funksioneve duhet t’ia paraqesin organeve përkatëse – kuvendeve për debat, vlerësim real dhe aprovim. Vetëm atëherë këto raporte do të jenë valide për opinionin e gjerë.

Kjo do t’i bënte kryetarët, drejtorët dhe ministrat më përgjegjës para publikut dhe do të ketë llogaridhënie për punën e çdo kujt.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.